Detaje të reja/ Grabitësit marrin dokumente dhe kompjuterin e prokurorit të Durrësit

  • 24 May 2018 - 10:14
Detaje të reja/ Grabitësit marrin dokumente dhe kompjuterin e prokurorit të Durrësit

Për herë të dytë, Prokuroria e Durrësit ka rënë pre grabitësve.

Mëngjesin e ditës së sotme, pastruesja e këtij institucioni ka konstatuar disa prej zyrave të prokurorëve ishin të hapura.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar nga policia kanë marrë nga zyrat e Prokurorisë së Durrësit materiale të rëndësishme.

Bëhet fjalë për dosjet e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu, i cili po hetonte tjetërsimin e pronave në zonat bregdetare.

Autorët kanë hyrë nga dera kryesore e Prokurorisë, ndërsa më pas kanë përdorur kartën me çip për të hapur dyert e brendshme, çka nënkupton se ata janë ndihmuar nga punonjës të brendshëm.

Ata përvec se kanë marrë dokumente të rëndësishme, mësohet se kanë grabitur edhe kompjuterin.

Policia ka shkuar në ambientet e Prokurorisë, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

(Kosova Sot)