Grapci: Asetet po u shiten mafiooligarkëve për një shumë simbolike

  • 24 May 2018 - 15:21
Grapci: Asetet po u shiten mafiooligarkëve për një shumë simbolike

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, për " Kosova Sot", tha se Ndërmarrjet Publike do të shkatërrohen edhe më shumë, nëse dikush nga Qeveria 'Haradinaj', nuk merr masa kundër politizimit të bordeve dhe shitjes së aseteve shtetërore tek mafio-oligarkët. "Përzgjedhja e bordeve gjithmonë ka pasur përkrahje edhe nga politika si dhe shumë herë këto borde janë zgjedhur sa për sy e faqe dhe në mënyrë joprofesionale", u shpreh ai.

Sipas tij, këto borde që janë krijuar po i shkatërrojnë NP-të, duke bërë pazare me asetet shtetërore.

"Këto asete po u shiten mafiooligarkëve për një shumë simbolike. Dhe, nga ana tjetër, vetë po pasurohen duke u paguar nga mafio-oligarkët për shitjen e aseteve shtetërore", u shpreh Dardan Grapci për "Kosova Sot

(Kosova Sot)