Mehmeti:Ndarja në dysh e "Vetëvendosjes" po nxjerr në pah të gjitha maskarallëqet

  • 25 May 2018 - 20:55
Mehmeti:Ndarja në dysh e

Analisti politik Faton Mehmeti konsideron se ndarja në dysh e "Vetëvendosjes" po nxjerr në pah të gjitha maskarallëqet që janë bërë në Prishtinë gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit . "Gjithsesi tani edhe inatet politike e bëjnë të veten, e të cilat kanë të bëjnë kryesisht me lidhjet biznesore në dëm të qytetarëve e në dobi të një klase politike krejtësisht antidemokratike. 'Vetëvendosje' është ndarë me ndihmën e SHIK-ut, e cila është e njohur edhe në aferën 'Pronto', ku del në pah krimi i organizuar, e i cili ka kapur shtetin me të gjitha segmentet e saj. Në veçanti kapja e drejtësisë është akti më i lartë i korruptimit të këtij shteti, që dëshirojmë dhe shpresojmë të jetë i denjët për të gjithë", u shpreh ai. "Nëpër komunat e Kosovës bëhen dallavere të mëdha, e për të cilat nuk jep askush përgjegjësi, pasi drejtësia është e kapur në duart e atyre që janë pjesë e pushteti. Edhe PSD-ja është vegël e klanit 'Pronto', e të cilët nuk mund t'i prekë askush, pasi i ndihmojnë asaj të qëndrojë në pushtet. Kryesisht tenderët janë mundësitë më të mëdha ku aferat korruptive kalojnë milionat, e për të cilat nuk jep askush përgjegjësi për të gjitha shkeljet ligjore dhe procedurale etj. Komuna e Prishtinës është shndërruar në djep të korrupsionit, aty ku ligji ekziston vetëm në letër, ndërsa në praktikë sundon oligarkia dhe ndarja e pazareve. Kjo është e dëmshme për vendin", theksoi ai për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)