Hauai, vijojnë shpërthimet e fuqishme në vullkanin Kilauea

  • 25 May 2018 - 22:57
Hauai, vijojnë shpërthimet e fuqishme në vullkanin Kilauea

Në Hauai, vullkani Kilauea vijon të dhurojë spektakël dhe të ngjallë frikë për shkak të shpërthimeve të fuqishme. Ndërsa, llava vijon të shkatërrojë banesa dhe rrugë të ishullit.

Imazhet mbresëlënëse të llavës që zhytet në oqean përfaqësojnë shpërthimin më të madh të vullkanit Kilauea në dekadat e fundit. Rrjedhat tashmë kanë shkatërruar pesëdhjetë ndërtesa dhe kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Situata në Hauai është dramatike.

Shatërvanë me magmë vazhdojnë të shpërthejnë, nga të çara të ndryshme që janë hapur në tokë. Ka më shumë se njëzet të tilla, nga të cilat buron llava, dioksidi i squfurit dhe avulli i dëmshëm. Magma çan rrugën e saj nëpër shkëmbinj dhe si një lumë i pandalshëm zbret përgjatë bregut. Për më tepër, shpërthimet që gjenerojnë shtëllunga të hirit në qiell vazhdojnë.

Që nga fillimi i daljes së llavës, më 3 maj, autoritetet lokale kanë evakuuar mbi dy mijë banorë, por numri i personave të zhvendosur pritet të rritet pasi llava po kalon për në rrugët kryesore përreth vullkanit Kilauea. Kushtet e rrugës janë të pasigurta. Një autostradë është e bllokuar dhe ka pamundësuar lidhjen në dy zona rurale periferike në vullkan. Ushtria amerikane ka dërguar dy helikopterë për të ndërhyrë në rast nevoje.

Ajo që shqetëson më shumë është ndotja e ajrit për shkak të përzierjes së llavës në det me ujin e kripur që formojnë një substancë toksike e cila përhapet në oksigjen.

 

(Kosova Sot)