Kelmendi: Shkeljet ligjore, standard shtetëror

  • 26 May 2018 - 13:08
Kelmendi: Shkeljet ligjore, standard shtetëror

 Eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane Jeton Kelmendi, për gazetën" Kosova Sot", tha se në Kosovë asgjë nuk është në rregull dhe është kthyer mbrapshtë që nga politika, shkenca, kultura dhe sporti, andaj është krejt e natyrshme që të kemi probleme.

"Realisht, drejtësia në Kosovë po e bën politikën dhe nuk merret me shkelësit e ligjit. Ndërkaq, janë njerëzit e politikës ata që e bëjnë një- farë të ashtuquajtur drejtësie. Dhe, e tëra kjo ka bërë që si thotë populli mos ta di qeni të zotin dhe këtu te ne bën kushdo çfarë të dojë.

Prandaj, edhe këto lloj të shkeljeve janë bërë edhe nëpër tenderët milionësh dhe në Kosovë tash e dy dekada tashmë ky është një kod normativ", theksoi ai. 

(Kosova Sot)