Brenda pesë ditëve lëshohet rruga Kaçanik - Hani i Elezit

  • 26 May 2018 - 13:52
Brenda pesë ditëve lëshohet rruga Kaçanik - Hani i Elezit

Brenda 5 ditëve do të lëshohet për qarkullim rruga e bllokuar Kaçanik-Hani i Elezit. Kështu ka thënë zv. ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, sipas të cilit po punohet në dy ndërrime që punimet të përfundojnë sa më shpejt.

Kadriu ka konfirmuar se segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi” do të lëshohet për qarkullim deri në Kaçanik. “Në qershor e hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të them se kjo do të bëhet më 1 qershor pasi që datën e caktojmë bashkë me kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se autostrada përfundon deri në fund të vitit. Ndryshe, rruga Kaçanik-Hani i Elezit është bllokuar më 8 maj për shkak të rrezikut nga shembja e dheut.

(Kosova Sot)