Nëna dhe e bija vdesin, 3- vjeçarja kishte pirë qumështin pasi e ëma ishte kafshuar nga gjarpri

  • 26 May 2018 - 14:38
Nëna dhe e bija vdesin, 3- vjeçarja kishte pirë qumështin pasi e ëma ishte kafshuar nga gjarpri

Një nënë indiane 35 vjeçare, dhe vajza e saj 3 vjeçare kanë vdekur para se të arrijnë në spital.

• Ajo nuk e kishte vërejtur kafshimin nga gjarpri, dhe e kishte ushqyer vajzën e saj 3 vjeçare me gjirin e saj.

• Familja pas ngjarjes së rëndë kanë gjetur gjarprin në një dhomë tjetër, por u ka ikur.

Policia ka thënë se nëna indiane, e cila ka vdekur pas kafshimit nga gjarpri, nuk e kishte kuptuar që ajo ka qenë e kafshuar deri sa ishte duke fjetur, dhe e ka ushqyer vajzën tri vjeçare pasi ishte zgjuar nga gjumi sipas Daily Mail.

Vajza e vogël dhe gruaja, të dyja u ndjenë shumë keq të enjten, por kanë vdekur ende pa arritur në spital, ka thënë një inspektor policie.

India është shtëpi e 300 specieve të gjarpërinjve, 60 prej tyre janë shumë helmues përfshirë edhe kobra indiane.

(Kosova Sot)