Potera: Secili rast i keqpërdorimit të parasë publike duhet hetuar!

  • 26 May 2018 - 15:36
Potera: Secili rast i keqpërdorimit të parasë publike duhet hetuar!

Qytetarët e Kosovës thonë se janë shumë të pakënaqur me mospunën e Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Themelore.

Ata ankohen se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm çdo vit evidenton shkelje të panumërta në institucionet publike në tender dhe në çështje të tjera, por zyrtarët mbesin të pandëshkuar. Sipas tyre, arsyeja se përse Prokuroria nuk po heton rastet e këtilla është e qëllimshme dhe e ndikuar nga politika ditore.

Qytetari Ismet Potera, nga Prishtina, për gazetën " Kosova Sot", tha se secili rast në të cilin ka pasur shkelje dhe keqpërdorime të parasë publike duhet hetuar, madje nëse bëhet fjalë edhe për vetëm 1 euro, sepse është para publike dhe çdonjëri që e keqpërdor paranë publike duhet që të japë llogari. Ndërkaq, i pyetur se perse nuk po ndodh kjo, Potera thotë se, heshtja e Prokurorisë së Shtetit në ndriçimin e këtyre rasteve ka të bëjë me lidhjet e zyrtarëve të Auditit me politikanët, qoftë ministra apo diç tjetër, përmes të cilave ata mundohen t'i mbulojnë këto raste dhe mos të dalin në opinion

"Prandaj, Prokuroria duhet që të zbardhë këto raste për të mësuar se çfarë ndodh me të gjitha ato keqpërdorime të parasë publike", theksoi ai.

(Kosova Sot)