Mafiozi i dënuar për vrasje vjen në Kosovë për të hapur biznes

  • 12 June 2018 - 14:01
Mafiozi i dënuar për vrasje vjen në Kosovë për të hapur biznes

Erdhi me dy djemtë e tij në Kosovë, për të parë nga afër jetën që bëjnë shqiptarët në Kosovë. Vlerëson se për jetën e tij duhet mësuar nga libri dhe filmi. E që të tre, i prezantuan tatuazhet e tyre me shqiponjën e Skënderbeun.

Kështu ish mafiozi John Alite, që është i biri i një emigranti shqiptar, e ripërsëriti dhjetëra herë se është krenar që është shqiptar dhe që po shkel në tokën shqiptare.

E kur deklaruan se është gangsteri më i madh në Amerikë, në Prishtinë e duartrokitën.

Thotë se është penduar që nuk e ka bërë ‘ushtrinë’ e tij me shqiptarë.

“Është gangsteri më i njohur në Amerikë, harrojeni mafian italiane e të gjitha, ky është më i njohur……duartrokitjet”

“Sikur të shihja që shqiptarët janë kaq trima nuk do të isha kyçur në mafian italiane, do e bëja ushtrinë time”, ka thënë ai.

Mirëpo, duke qenë se ishte me origjinë shqiptare dhe jo italiane, ai nuk mund të bëhej zyrtarisht një prej kapove të mafies.

Në vitin 2011, u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, sikundër: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve. Gjatë viteve në burg bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s.

“Kam qenë pjesë e mafias italiane, mafia italiane është shumë ë famshme në Amerikë. Në vitet ’80 familja me famshme mafioze dhe me më së shumti para, unë kam punuar atë kohë pranë tyre për shumë vite. Që nga vitit 2017 jam i lirë, kam botuar një libër. Media në Amerikë kontrollohet nga disa grupime, nga mafia italiane”, ka thënë ai.

Sipas tij, libri i censurohet në disa mënyra, në mënyrë që të mos del e vërteta.

Tha se ai gjithmonë ka qenë i fjalës, por që sipas tij, bosët e mafias kanë filluar të punojnë prapa shpinës së tij.

“Ajo që na karakterizon neve shqiptarëve gjithkund dhe në gjithçka, është se ne mbijetojmë. Në botën e krimit është edhe me problem kjo, por unë ja kam dal . JO të gjitha kombet e kanë këtë aftësi dhe ne e kemi duhet ta qojmë para. Zemra, kurajo dhe dëshira për të respektuar jetën, nëse i kalon gjithë këto teste tregon kush je. Unë ia kam dal, kjo është traditë shqiptare”, ka thënë ai.

John Alite, shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC, nga i biri i një taksisti, tek i besuari i John Gotti, bossit të organizatës mafioze më të famshme në botë, nuk e vuajti gjithë dënimin e tij pasi pranoi të bashkëpunonte, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit.

Në Kosovë erdhi me ftesën me Edi Lushit, aktorit shqiptar në Hollywood dhe thotë se do të fillojë me biznes.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image