Përgjysmon peshën gruaja që peshonte 170 kile

  • 13 June 2018 - 16:52
Përgjysmon peshën gruaja që peshonte 170 kile

Një grua 28 vjeçe, e cila ishte bërë e varur nga ngrënia, ka humbur më shumë se gjysmën e peshës së saj, duke u transformuar tërësisht.

Ushqimet e shpejta dhe ëmbëlsirat Laura Jade Bates, nga Nju Sauth Uells (SHBA), kishte një dietë plot ushqime të pashëndetshme, me ushqime të shpejta dhe ëmbëlsira, prandaj në një moment, pesha e saj trupore arriti në 170 kg. Kjo bëri që ajo të kishte dhembje të shpinës, të gjunjëve dhe, për shkak të peshës ekstreme, e kishte të pamundur që të gjente punë. E bindur se, nëse vazhdon kështu, nuk do të arrinte të mbushte as 30 vjet, ajo vendosi të bënte ndryshime radikale. "Thjesht, sikur m'u ndez një dritë në kokë. Sikur i thashë vetes mjaft më me këtë gjendje. Pesha prej 170 kg me të vërtetë më trembi", thotë ajo. Asokohe Laura kishte vetëm 23 vjet. Laura kishte një raport jo të shëndoshë me ushqimin që nga fëmijëria. Pa marrë parasysh a ishte e lumtur, apo e pikëlluar, e mërzitur apo duke festuar, ajo hante sasi të tepërta të ushqimeve, transmeton "Kosova Sot Online".

 

100 kile në moshën

12- vjeçare Në moshën 12 vjeçe kishte rrafsh 100 kile. Ajo iu nënshtrua operacionit për heqjen e kileve të tepërta, derisa lëkurën e tepërt, që i ka mbetur pas dobësimit, do ta heqë një vit më vonë. Laura ka bërë analiza mjekësore dhe është diagnostikuar me sindromën e vezoreve policistike dhe me rezistencë ndaj insulinës. Ajo e di se këto sëmundje kanë ndikuar që ajo të shtonte aq shumë peshë, por nuk dëshiron të fshihet prapa tyre, por të jetë tërësisht e përgjegjshme tash e tutje për peshën e saj. Ka filluar të ushtrojë rregullisht, përpos që e ka ndryshuar dietën në tërësi.

 

 

(Kosova Sot)