Edhe mësuesit ia mësyjnë bregdetit

  • 19 June 2018 - 15:00
Edhe mësuesit ia mësyjnë bregdetit

425 punëtorë të arsimit do dërgohen sivjet për pushime në Shqipëri nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Kështu njoftoi SBASHK duke treguar edhe ndarjen e grupeve të mësimdhënësve që do të shkojnë periodikisht në pushime.

“Grupi i parë prej 110 pushuesve  tanimë po kalojnë çaste pushimi e rekreacioni buzë valëve të detit në Durrës dhe përshtypjet e tyre janë të shkëlqyera. Ata të mbështetur nga Komisioni mbikëqyrës i SBASHK-ut, krahas  pushimit, po zhvillojnë edhe takime në të cilat flasin për angazhimet sindikale  dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekje arsim edhe më të mirë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e SBAShK

Sipas SBAShK me të përfunduar pushimet e grupit të parë do të dërgohen  në pushime edhe 315  anëtarë të SBASHK-ut nga e tërë Kosova.

(Kosova Sot)