Coulter i quan 'aktorë' fëmijët emigrantë që dëgjoheshin duke qarë pas ndarjes nga prindërit (Video)

  • 19 June 2018 - 20:36
Coulter i quan 'aktorë' fëmijët emigrantë që dëgjoheshin duke qarë pas ndarjes nga prindërit (Video)

Derisa në Fox News po komentohej çështja e politikës së emigracionit dhe tolerancës zero që Administrata Trump ka shfaqur ndaj tyre, diçka e padëgjuar ndonjëherë po merr dhen në mediat sociale.

Është Ann Coulter, paneliste e një edicioni debati, ajo e cila i ka quajtur aktorë fëmijët emigrantë të cilët po qanin pasi vendimi i administratës së presidentit amerikan çoi në ndarjen nga prindërit e tyre të dy mijë fëmijëve.

”Këta aktorë fëmijë po qajnë e po qajnë gjatë gjithë kohës 24 orë në javë, mos bie pre e tyre zotëri President”, dëgjohet të thotë ajo në komentimin e saj.

 

(Kosova Sot)