“Kush e autorizoi Vuçiqin për të negociuar me Thaçin?”

  • 20 June 2018 - 08:03
“Kush e autorizoi Vuçiqin për të negociuar me Thaçin?”

Partia Serbia e Re thotë se kush e ka autorizuar në çfarë kapacitetit do të negocioi Aleksandar Vuçiqin me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Sipas një deklarate të kryetarit të kësaj partie, Velimir Iliq, thuhet se a dihet se cila është politika zyrtar e Serbisë ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës,është pyetur Iliq duke shtuar se Serbia nuk ka politikë të përcaktuar qartë lidhur me këtë çështje.

“Ne pyesim se a shkon ai në cilësinë e qytetarit apo të kryetarit të Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS)? Sido që të shkojë, ai për këtë duhet t’i njoftojë qytetarët e Serbisë“, ka thënë sot kryetari i partisë Serbai e Re Velimir Iliq.

Tutje thotë kjo parti, nuk ekziston asnjë vendim i ditur dhe i marrë i Qeverisë së Serbisë, as e Parlamentit me të cilën ai është autorizuar që ta përfaqësojë Serbinë në Bruksel.

“Askush nuk e di çfarë bisedojnë ata atje, ai as që iu sjell raport institucioneve dhe qytetarëve të Serbisë. askush s’e ka të qartë me ç’platformë Vuçiq shkon në negociata pasi që për këtë çështje nuk është deklaruar as Qeveria dhe as Kuvendi”, ka përfunduar ai, shkruan ‘danas’.

Ndryshe, autoritetet nga Brukseli kanë konfirmuar se të dielën do të takohen presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq.

(Kosova Sot)