Bubullima dhe diell: Parashikimi i motit për sot

  • 20 June 2018 - 08:07
Bubullima dhe diell: Parashikimi i motit për sot

Sot mbi territorin tonë do të mbajë mot me vranësira, por edhe me diell.

Për sot parashikohet që të kemi mot pjesërisht të vranët, me intervale më të gjata me diell. Të enjten pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 24C deri në 27C. Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-9m/s.

Shtypja atmosferike, gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

(Kosova Sot)