Ferizi:Që nga paslufta e deri më sot ka degraduar jeta, dhe është bërë e padurueshme

  • 20 June 2018 - 22:03
Ferizi:Që nga paslufta e deri më sot ka degraduar jeta, dhe është bërë e padurueshme

Qytetari Ramadan Ferizi për gazetën "Kosova Sot" thotë se, ndonëse kanë kaluar gati 20 vjet që nga përfundimi i luftës, për dikë duket e pabesueshme, por kjo është një e vërtetë e hidhur se në Republikën e Kosovës mbijetesa, u bë kryefjala e ditës."Ndërkaq e tëra kjo po ndodh ngase në Kosovë që nga paslufta e deri më sot ka degraduar jeta dhe është bërë e padurueshme pikërisht pas gjithë këtij sundimi të kësaj klase politike që është tërësisht e inkriminuar, në të dyja nivelet. Këtë shtet e degraduan të gjitha partitë politike, qoftë në nivelin qendror apo në atë lokal. Andaj, qytetarët lirshëm mund t'i padisin shumicën e këtyre partive politike që kanë sunduar pas lufte vendin, se e kanë sjellë vendin në një situatë që është bërë një "oazë" për mossundim të ligjit, për krimin e organizuar, që është në shkallën më të lartë, pastaj rritjen e papunësisë, thellimin e varfërisë, degradimin e sektorit publik, ndërsa arsimi dhe shëndetësia kanë rënë nën çdo nivel", ka thënë ai. Sipas tij, nuk duhet të habitemi se përse qytetarët tanë e kërkojnë shpëtimin e tyre duke ikur sa më parë jashtë vendit. 

 

 

(Kosova Sot)