Vdes 24-vjeçari në Mitrovicë, ra nga kati i gjashtë i ndërtesës

  • 21 June 2018 - 00:04
Vdes 24-vjeçari në Mitrovicë, ra nga kati i gjashtë i ndërtesës

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Mitrovicë. Policia e ka konfirmuar rastin tragjik.

“Një person 24-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese afër sallës së sporteve ‘Minatori’”, tha p drejtoresha e Policisë Rajonale të Mitrovicës Jugore, Afërdita Mikullovci, raporton kallxo.com.

Viktima është pa shenja jete. Policia është në vendin e ngjarjes.
Rasti sipas drejtoreshës Mikullovci ka ndodhur rreth orës 23:00.

 

(Koosva Sot)