Vuçiq flet për vizita të fshehta të europianëve në Prishtinë e Beograd (Video)

  • 24 June 2018 - 21:03
Vuçiq flet për vizita të fshehta të europianëve në Prishtinë e Beograd (Video)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se bisedimet në Bruksel kanë filluar dje. Ai ka thënë se sot kamerat kanë filmuar vetëm pjesën zyrtare.

Ndërkohë ka paralajmëruar intensifikim të dialogut duke thënë se do të shkojnë më shpesh në Bruksel derisa ka theksuar se edhe europianët do të vijnë në Prishtinë e Beograd edhe kur i shihni edhe kur nuk i shihni.

“Përfaqësuesit e Europës do të vijnë në Beograd dhe në do të vijmë në Bruksel më shpesh’, theksoi Vuçiq.

Ndërkohë po këta përfaqësues të Unionit Europian i ka quajtur ‘më korrektët’ në takimin e sotëm me Thaçin në Bruksel.

A tha se ditëve në vijim do t’i drejtohet vendit lidhur me zgjidhjen për Kosovën, duke mos caktuar kohën se kur do të bëjë një gjë të tillë.

Ndërkohë, homologu i tij Hashim Thaçi, takimin e sotëm e ka quajtur ‘të vështirë’.

 

(Kosova Sot)