Kryetari i një partie në Kosovë i gëzohet fitores së Erdoganit

  • 24 June 2018 - 23:01
Kryetari i një partie në Kosovë i gëzohet fitores së Erdoganit

Kryetari i partisë Lëvizja për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, i është gëzuar suksesit në zgjedhjet presidenciale të presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdogan.

Çerkezi ka uruar të gjithë përkrahësit e Erdogan për fitoren në zgjedhje, duke thënë se tek ne ka ndikuar koha e perandorisë Osmane falë gërshetimit të shumë fushave jetësore.

Ai ka shtuar se ka përkrahës dashakeqës e mospajtues mendimesh me presidentin turk.

“Gërshetimi i shumë fushave jetësore me Turqinë tregon se sa ka ndikuar koha e perandorisë Osmane tek ne. Dhe jo për keq siç na e tregojnë disa historianë, por realisht si ka qenë e si është. Duket haptas që ka përkrahës dhe dashakeqës e mospajtues mendimesh me presidentin Tayip Erdogan, mirëpo fitorja e tij dëshmon krejt diçka tjetër, se çfarë burrë shtetas qëndron në krye të shtetit turk”, ka shkruar Çerkezi.

Çerkezi ka uruar fitoren e Erdoganit, duke thënë që fitorja e tij të jetë edhe në favorin tonë.

“Për përkrahësit e politik-bërjes së tij, urime. Uroj që kjo fitore të jetë në të mirën e popullit turk si dhe në favorin tonë, si për bashkëpunimin mes shteteve tona ashtu edhe në ekonomi, kulturë e shumë çka tjetër. Edhe një herë, urime dhe suksese”, ka përfunduar Çerkezi.

 

 

(Kosova Sot)