Vijon puna për bashkimin e fëmijëve me familjet e tyre në SHBA

  • 24 June 2018 - 23:53
Vijon puna për bashkimin e fëmijëve me familjet e tyre në SHBA

Qeveria amerikane tha se ende kishte 2,053 fëmijë në paraburgim, të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre nën politikën e imigracionit “zero tolerancë” të presidentit Donald Trump dhe vendosën planifikimin e hollësishëm mbi atë se si do të bashkonte familjet.

Përkundër kritikave të avokatëve të prindërve dhe fëmijëve, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha të shtunën në mbrëmje se kishte një proces të koordinuar mirë për të bërë ribashkimin e fëmijëve me familjet e tyre.

Prej më shumë se dy muajsh, politika “zero tolerancë” e administratës Trump, kishte ndarë më tepër se 2000 fëmijë nga prindërit e tyre, në kufirin me Meksikën.

kjo pasi prindërit emigrantë procedoheshin penalisht për kalim të paligjshëm kufiri, ndërsa fëmijët mbaheshin në një kamp me statusin e “të miturve të pashoqëruar”, ndërsa kushtet e këqija në këto kampe, sollën kritika të shumta ndaj administratës Trump.

Vetëm dy ditë më parë Trump vendosi të tërhiqet nga vendimi, që shkaktoi zemërim të shumtë në SHBA dhe mbarë botën, ndërsa deri tani raportohet se rreth 522 fëmijë janë ribashkuar tashmë me familjet e tyre.

 

 

(Kosova Sot)