Me veturë zyrtare niset për në deti

  • 25 June 2018 - 18:38
Me veturë zyrtare niset për në deti

Në Kosovë është bërë e zakonshme përdorimi i veturave zyrtare jashtë orarit të punës dhe gjatë fundjavës, për “punë qejfi”.

Kështu ndodhi edhe të shtunën, me datë 23.06.2018, kur një veturë me targa 3Z është parë e parkuar në një qytet të Shqipërisë. 

Vetëm gjatë vitit 2016, sipas statistikave të Institutit GAP, ministritë kishin shpenzuar mijëra euro për karburante, dhe kjo ishte kritikuar nga shoqëria civile dhe monitoruesit e shpenzimeve publike.

Qeveria e Kosovës së bashku me Doganat e Kosovës kanë në pronësi 965 automjete për punë zyrtare.

(Kosova Sot)