Princi William zhvillon vizitë historike në Lindjen e Mesme

  • 25 June 2018 - 18:48
Princi William zhvillon vizitë historike në Lindjen e Mesme

Princi William ka nisur një turne pesëditor në Lindjen e Mesme, duke përfshirë vizitën e parë zyrtare mbretërore në Izrael dhe në territoret palestineze. Duka i Kembrixhit ka planifikuar të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Ai mbërriti në Jordani të dielën duke takuar princin e kurorës Al-Husein bin Abdullah II në Amman.

Kensington Palace tha se "natyra historike" e turit ishte "e rëndësishme".

 

Udhëtimi i Dukës vjen pasi Izraeli festoi 70 vjetorin e themelimit të saj dhe mes rritjes së tensioneve midis palestinezëve dhe izraelitëve.

Forcat izraelite nisën sulme ajrore mbi militantët palestineze në Rripin e Gazës të mërkurën, pasi Izraeli u qëllua me raketa e mortaja.

 

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Duka i Kembrixhit do të vizitojë Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit dhe do të vendosë një kurorë në vendin u  varros hiri i viktimave të Holokaustit.

 

Ai pritet të vizitojë qytetin e vjetër të Jeruzalemit dhe varrin e princeshës Alice të Greqisë, gjyshes së tij dhe nënës së Dukës së Edinburgut.

Princi Phillip vizitoi varrin në vitin 1994, gjatë një ceremonie ku u nderua për shpëtimin e hebrenjve grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore.


(Kosova Sot)