Prapë me kazmë, Lladrovci inspekton asfaltimin në Drenas

  • 25 June 2018 - 19:55
Prapë me kazmë, Lladrovci inspekton asfaltimin në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas ankesave nga banorët e fshatit Gllobar për projektin e asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave, ka dalë në terren për t’i parë nga afër punimet për realizimin e këtij projekti.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, të hënën i ka bërë vërejtje Operatorit Ekonomik për mos përmbushjen e detyrimeve sipas kontratës së nënshkruar.

Po ashtu ka pasur vërejtje që kapakët e pusetave nuk janë vendosur sipas paramases dhe të njëjtit duhet të ndërrohen dhe të përmirësohet baza e tyre.

 

Ndërsa sa i përket ankesave të qytetarëve për shtyllat dhe trafoja në rrugën “Gani Elshani” në Drenas,  do të largohen nga KEDS’i ku janë të njoftuar nga viti i kaluar dhe niveli më i lartë kanë marr obligim për dislokimin e tyre.


(Kosova Sot)