Hertica: Asnjë 'peshk i madh' nuk është kapur deri më tani

  • 25 June 2018 - 20:34
Hertica: Asnjë 'peshk i madh' nuk është kapur deri më tani

 Sipas analistit Ali Hertica, faktin se Kosova është mbrapa me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, më së miri e ilustron edhe alarmi i ambasadorit amerikan.

"Me krim dhe korrupsion të këtij niveli është një pritje e kotë edhe në pritjet tona për liberalizimin e vizave. Me të drejtë ka dhënë sinjal negativ edhe Komisionari evropian për Migracion dhe Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, i cili ka deklaruar se "ka akoma punë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mendoj që e vetmja mundësi e shpëtimit dhe e vetmja shpresë është që të ketë spastrim dhe reforma të thella në drejtësi, e ku në fakt me ndikim të madh do të ishte edhe presioni i ushtruar nga Bashkimi Evropian në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE, që ndërkohë, si kushtëzim ndaj këtij procesi, të peshkohen "peshqit e mëdhenj".

Pikërisht në këtë fushë veprimi të drejtësisë po vazhdojmë të mos kemi asnjë rezultat të vërtetë, asnjë 'peshk i madh' nuk është kapur deri më tani", u shpreh ai."Përveçse duhet të japë llogari për korrupsionin, sistemi gjyqësor duhet të jetë gjithashtu i pavarur për t'i rezistuar trysnisë politike. Për ta realizuar këtë duhet të marrin pjesë ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë në reformimin e thellë të këtij sistemi", vlerësoi Hertica për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)