Policia tregon shkaktarin e aksidentit që mbyti gjithë familjen në Duhël - Lajme - Kosova Sot
Policia tregon shkaktarin e aksidentit që mbyti gjithë familjen në Duhël

Policia tregon shkaktarin e aksidentit që mbyti gjithë familjen në Duhël

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi dje në magjistralen Suharekë-Duhel.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën pesë persona. Vozitësi dhe katër pasagjerët, tri femra dhe një mashkull.

Gjithashtu është bërë e ditur se si pasojë e aksidentit që ndodhi në mes veturës ‘BMW’ dhe autobusit tretman mjekësor ka pranuar edhe shoferi i autobusit.

Ndër të tjerash është thënë se vozitësi nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur autobusin i cili ishte në lëvizje. Të njëjtën gjë e ka deklaruar dje  edhe menaxhmenti i kompanisë së autobusëve ‘Bress Tours’.


(Kosova Sot)

7 orë e 59 minuta më parë
20/09/18