Kaubojt e klanit "Pronto" zhvatin qindra milionë

  • 11 July 2018 - 07:59
Kaubojt e klanit

RRETH 170 MILIONË EURO U ABUZUAN NGA NJERËZIT E NËNTOKËS

Aliu: Kosova po ballafaqohet me dënime deri në 170 milionë euro, për kontratat në interes të nëntokës kriminale dhe të klanit "Pronto"! 

"Si pasojë e papërgjegjësisë dhe mosllogaridhënies, qindra milionë euro 'dënime' nga kontratat kriminale përfunduan në xhepat e pushtetarëve dhe nëntokës kriminale. Edhe pse dihen me emër dhe mbiemër nënshkruesit e kontratave kriminale, prokuroria heziton të zbardhë dhe të sjellë para drejtësisë të inkriminuarit dhe fajtorët për këto kontrata në dëm të vendit dhe në interesat e nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar", thotë analisti Florim Zeqa për gazetën "Kosova Sot"

Njohësit e fushës së ekonomisë dhe analistët e politikës ekonomike po e përcjellin me shumë shqetësim situatën se si po ballafaqohet Kosova me dënime të vazhdueshme, deri në 170 milionë euro, për kontratat e bëra në dëm të vendit dhe në interes të nëntokës kriminale dhe klanit "Pronto". Nëse kthemi në retrospektivë, thonë analistët, del se gjatë 10 viteve të fundit janë nënshkruar kontrata pa e mbrojtur interesin e Kosovës, por me klauzola fshehtësie prej publikut dhe që në fund rezultuan në shpenzim të kotë parash nga buxheti për të mbuluar gjoja gabimet e jo kompetencës dhe jotransparencës! Ekspertët dhe analistët e ekonomisë shqetësohen për fatin e së ardhmes zhvillimore të vendit kur kihet parasysh se si përfunduan dhe po përfundojnë me qindra miliona euro "dënime" nga këto kontrata, në xhepat e pushtetarëve dhe nëntokës kriminale, kurse për kurdisjen kriminale të këtyre kontratave prokuroria nuk bën hetime, nuk zbardh dhe nuk sjell para drejtësisë të inkriminuarit dhe fajtorët, të cilët qëllimisht dhe mbase me shumë paramendim parallogarit e i bën kontratat në dëm të vendit dhe në interesat e nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar.

ALIU: PSE PROKURORIA NUK I ZBARDH DHE NUK I SJELL PARA DREJTËSISË TË INKRIMINUARIT DHE FAJTORËT PËR KËTO KONTRATA?!

Analisti Bislim Aliu po ashtu thotë për "Kosova Sot" se Kosova po ballafaqohet me dënime të vazhdueshme, deri në 170 milionë euro, për kontratat e bëra në dëm të vendit dhe në interes të nëntokës kriminale dhe të klanit 'Pronto'."Tanimë po del se gjatë 10 viteve të fundit këto kontrata janë nënshkruar, pa e mbrojtur fare interesin e Kosovës, por me klauzola fshehtësie prej publikut dhe, në fund, rezultuan në shpenzim të kotë parash, nga buxheti për të mbuluar gjoja gabimet e jokompetencës dhe jotransparencës. Ndaj, sigurisht, që këto qindra milionë euro "dënime" nga këto kontrata përfunduan në xhepat e pushtetarëve dhe të nëntokës kriminale. Për këtë është shumë brengosëse kjo e dhënë. Akoma tani më brengosëse del moshetimi, mosveprimi i institucioneve të drejtësisë dhe detyrohemi të pyesim... pse prokuroria nuk i zbardhë dhe nuk i sjellë para drejtësisë të inkriminuarit dhe fajtorët për këto kontrata, në dëm të vendit dhe plotësisht në interesat e nëntokës kriminale dhe të pushtetarëve tejet të inkriminuar", theksoi analisti Aliu për "Kosova Sot". Gazeta i ka dërguar pyetje edhe Prokurorisë Speciale, por nuk ka marrë përgjigje.

ZEQA: PËRGJATË 10 VITEVE TË FUNDIT JANË NËNSHKRUAR NUMËR I KONSIDERUESHËM I KONTRATAVE KRIMINALE

Analisti politik Florim Zeqa pohon se sidomos përgjatë 10 viteve të fundit janë nënshkruar numër i konsiderueshëm i kontratave kriminale, me klauzola fshehtësie prej publikut, të cilat në fund rezultuan në shpenzim enorm të parave nga buxheti i shtetit për të mbuluar gjoja gabimet e jokompetencës dhe jotransparencës së zyrtarëve shtetërorë."Si pasojë e papërgjegjësisë dhe mosllogaridhënies, qindra miliona euro "dënime" nga kontratat kriminale përfunduan në xhepat e pushtetarëve dhe nëntokës kriminale. Edhe pse dihen me emër dhe mbiemër nënshkruesit e kontratave kriminale, prokuroria heziton të zbardhë dhe të sjelle para drejtësisë të inkriminuarit dhe fajtorët për këto kontrata në dëm të vendit dhe në interesat e nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar! Kësisoj, në vijimësi, shteti i Kosovës vazhdon të ballafaqohet me dënime të vazhdueshme, deri në 170 milionë euro, për kontratat kriminale në dëm të vendit dhe në interes të pushtetarëve dhe klaneve mafioze të nëntokës kriminale. Rasti i zhvatjes së 53 milionë eurove nga buxheti i shtetit gjoja për të mbuluar borxhet ndaj 'Bechtel & Enka', urojmë të jetë skandali i fundit financiar i kësaj qeverie dhe atyre pasuese që do të vijnë", theksoi analisti Florim Zeqa për "Kosova Sot". 

GURAZIU: MAFIA KRIMINELE DHE KLANI "PRONTO" AS QË I BËJNË HESAP 170 MILIONË EURO PËR KONTRATAT E BËRA NË DËM TË VENDIT!

Sipas analistit Ragip Guraziu, mafia kriminele dhe klani "Pronto" as që i bëjnë hesap 170 milionë euro për kontratat e bëra në dëm të vendit."Kjo është njëra ndër arsyet e shumta që Kosova ende po ballafaqohet me dënime të vazhdueshme që po arrijnë e po tejkalojnë edhe deri 170 milionë euro e tutje. Janë nënshkruar gjatë 10 viteve të fundit kontrata pa e mbrojtur interesin e Kosovës, por me klauzola fshehtësie prej publikut dhe në fund rezultuan në shpenzim të kotë parash nga buxheti për të mbuluar gjoja gabimet e jokompetencës dhe jotransparencës", është shprehur Guraziu

"Përmes kontratave me kompani ndërkombëtare, aq mirë i koordinojnë punët që me ardhur deri tek dështimi i kontratës, kështu që me e përdor edhe arbitrazhin ndërkombëtar që mjetet të kalojnë në llogari të kompanisë me të cilën ndajnë mjetet, pra një korrupsion inovativ. Pra, nëse në të gjitha kontratat ndërkombëtare po dështojnë, institucionet këtu duhet të hapen dy pista të hetimeve, e para kemi administratë dhe njerëz joprofesionalë që nuk dinë t'i amortizojnë kontratat brenda afateve apo dështimet ndodhin me qëllim që të zhvatin paranë publike. Pra, edhe afera e fundit me 53 milionët nuk i shfajësojnë në asnjë mënyrë të dy ministrat, si ai paraprak dhe ky aktual, sepse nëse nuk ka dyshim për aferë korruptive nuk mund të shfajësohen pse nuk u janë përmbajtur afateve", u shpreh për gazetën "Kosova Sot" eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj 

Korrupsioni inovativ

Sipas njohësit të fushës së ekonomisë, Mustafë Kadriaj, politika në Kosovë po dëshmon që kur është në pyetje interesi dhe egoja për të zhvatur paranë e buxhetit të Kosovës gjen metoda që t'i keqpërdorë mjetet."Kështu që përmes kontratave me kompani ndërkombëtare aq mirë i koordinojnë punët që të vijnë deri tek dështimi i kontratës, kështu që me e përdor edhe arbitrazhin ndërkombëtar që mjetet të kalojnë në llogari të kompanisë me të cilën ndajnë mjetet, pra një korrupsion inovativ. Pra, nëse në të gjitha kontratat ndërkombëtare po dështojnë, institucionet këtu duhet të hapen dy pista të hetimeve, e para kemi administratë dhe njerëz joprofesionalë që nuk dinë t'i amortizojnë kontratat brenda afateve apo dështimet ndodhin me qëllim që të zhvatin paranë publike. Pra, edhe afera e fundit me 53 milionët nuk i shfajësojnë në asnjë mënyrë të dy ministrat, si ai paraprak dhe ky aktual, sepse nëse nuk ka dyshim për aferë korruptive nuk mund të shfajësohen pse nuk u janë përmbajtur afateve. Qytetari është lodhur nga debatet shterpë në Parlamentin e Kosovës me akuza dhe kundërakuza që mbesin në suaza të debateve, por këtu ka punë drejtësia në vend, që ajo të marrë hapa konform ligjeve nëfuqi që ata të marrin dënime kapitale, por për fat të keq kemi qenë dhe jemi edhe tani dëshmitarë të kohës që po jetojmë, drejtësia nuk merr asnjë hap pa ia dhënë dritën e gjelbër politika ditore, kështu që do të harrohen edhe këto afera sikur shumë të tjera paraprake", theksoi analisti Kadriaj për "Kosova Sot". Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, thotë për "Kosova Sot" se është skandal për t'u rrëqethur kur e mendon që masat e ndëshkimit të Kosovës përmes mospërmbushjes së kontratave të ndryshme apo të ngjashme shkojnë deri në 170 milionë euro dënime e tutje. "Tani shtrohet pyetja a hyjnë këtu në këtë bilanc edhe 53 milionëshi i 'Bechtel & Enkas'? Apo kjo shifër prej 170 milionëve është pa 53 milionëshin. Nëse kjo shifër prej 170 milionë euro është pa e futur edhe tenderin me "Bechtel & Enkan", atëherë bie që Kosova ka dënime jo 170, por më shumë. Kontratat e bëra në dëm të Kosovës kuptohet që kanë filluar të bëhen thuajse që një dekadë, por problemi i pushtetarëve është se kur kanë kërkuar ndihma dhe donacione nga jashtë dhe kur kanë bërë kontrata nuk kanë qenë transparentë", është shprehur Grapci teksa e ka marrë si shembull kontratën për rregullimin e një parku në vlerë prej 20 mijë euro, me marrëveshje të palëve e kanë shkruar në kontrate vlerën më të madhe."Prandaj prokuroria duhet sa më parë t'i hapë lëndët dhe t'i sjellë para drejtësisë pushtetarët dhe biznesmenët dhe ata të cilët janë të inkriminuar për këto kontrata që po i bëjnë dëm jo vetëm Kosovës, por gjithë qytetarëve të saj", theksoi Dardan Grapci për "Kosova Sot".

Me kontrata "ilegale" e shkatërruan shtetin

Sipas analistit Shefik Shkodra, nuk ka kontratë e as tender që nuk fshihet prej publikut që bëhet në dëm të Kosovës."Këta udhëheqësit institucionalë si të kishin ardhur nga ndonjë vend i egër nga jashtë dhe këtu (në Kosovë) si vend pa zot, 'rrëmbe çka të mundesh!' Si një pasuri që mund ta plaçkitin 'kaubojt' e Perëndimit të egër. Dhe, me asgjë s'mund të krahasohen klanet e sotme te ne. Si duket klani 'Pronto' është ai më i theksuari tash për tash. Lidhja është e zgjeruar përtej grupit të ngushtë. Me këto kontrata ilegale e kanë shkatërruar shtetin. Me këto keqpërdorime nga këto grupe bandash që plaçkitin pasurinë e vendit me miliona gjatë vitit e rrënuan krejt çka pat në Kosovën e 'pasur' e lanë me 'gishta në gojë' këtë popull të mjerë. S'ka kush ua ndalë hovin e mbrapshtë këtyre fantazmave. S'ka gjykata as prokurori që merren me këto krime të përditshmet. Milionat, më fund në xhepat e klaneve që zënë vende nëpër institucione legale për qeverisjen e këtij vendi duhet t'i paguajë populli. Nuk shëndetësi, arsim, kulturë e asgjë që mund të krenohen në veprimtarinë e tyre. Krejt nga abuzimet financiare e të pronësisë shoqërore që ia shkëputin këto grupe nga trupi Kosovës. Pra, krejt të këqijat rrjedhin nga pushtetarët shqipfolës", theksoi Shkodra për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)