PAK: Doli në qarkullim valuta më e re, 53 milionë LEK'shi (Foto)

  • 12 July 2018 - 23:59
PAK: Doli në qarkullim valuta më e re, 53 milionë LEK'shi (Foto)

Partia për Ardhmërinë e Kosovës (PAK), që herë pas here bënë batuta edhe me ngjarjet e fundit nga spektri politik në Kosovë, këtë herë kanë në cak Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Pas ngjarjeve të fundit me 53 milionët që Qeveria ia dha kompanisë Bechtel Enka, ata kanë realizuar një monedhë me pamjen e Lekajt.

“Banka Botërore nxori në qarkullim valutën më të re. Doli në qarkullim, 52 milionë LEK-shi. Me këtë valutë, mund të blini vetëm zhavorr dhe asfalt”, kanë shkruar në një postim në Facebook.


 

Image

 

(Kosova Sot)