Haradinaj: Sejdi Krasniqi ishte luftëtar trim dhe ushtar i zoti

  • 16 July 2018 - 09:31
Haradinaj: Sejdi Krasniqi ishte luftëtar trim dhe ushtar i zoti

Kryeministri i Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të komandantit të Kompanisë së Deminimit në FSK, Sejdi Krasniqi i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Krasniqi ishte një luftëtar trim dhe ushtar i zoti, humanist që e vuri vetën në rrezik shumë herë për të shpëtuar jetët e të tjerëve

“Do të kujtohet gjatë vepra e Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit në FSK. Një luftëtar trim dhe ushtar i zoti, humanist që e vuri vetën në rrezik shumë herë për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe ushtarëve të Komandant Krasniqit! U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës. RH”, ka shkruar Haradinaj.


(Kosova Sot)