Kryengritësit sirianë braktisin Sirinë jugore

  • 16 July 2018 - 10:56
Kryengritësit sirianë braktisin Sirinë jugore

Disa qindra kryengritës dhe civilë u larguan nga qyteti i Dera në krahinën me të njëjtin emër në jug të Sirisë, e cila është nën kontrollin e forcave siriane të presidentit Bashar Al-Assad.

Operacioni i evakuimit po zhvillohet në kuadër të një marrëveshjeje të përfunduar më 6 korrik midis forcave siriane dhe kryengritësve me ndërmjetësimin e Rusisë.

Disa qindra luftëtarë me familjet e tyre u larguan nga Dera në 15 autobusë, njoftoi AFP nga vendi i ngjarjes.

Observatori opozitar sirian për të drejtat e njeriut tha se qyteti ishte braktisur nga 430 njerëz, duke përfshirë kryengritësit dhe civilët. Pas ofensivës së 19 qershorit, autoritetet siriane dhe aleatët e saj rusë kanë arritur të bien dakord me kryengritësit në provincë, e cila konsiderohet kulmi i një kryengritjeje kundër Assad.

Kryengritësit nënshkruan një marrëveshje paqeje që parashikon kthimin e forcave siriane në zonat që ishin në duart e tyre deri më tani, si dhe dorëzimin e armëve.

Jugu i Sirisë është strategjike për autoritetet, pasi kufizohet me Jordaninë dhe ishte një nga qendrat e tregtisë ndërmjet dy vendeve.

Falë mbështetjes së Rusisë dhe Iranit, qeveria siriane tani kontrollon më shumë se 60 për qind të territorit të saj.

Në një konflikt që filloi në mars 2011, më shumë se 350.000 njerëz u vranë në Siri dhe disa miliona të tjerë u zhvendosën brenda ose u larguan nga vendi.

(Kosova Sot)