I keni parë fotot zyrtare nga pagëzimi, por një detaj nga Princi Louis nuk e keni vënë re

  • 16 July 2018 - 23:37
I keni parë fotot zyrtare nga pagëzimi, por një detaj nga Princi Louis nuk e keni vënë re

Portreti i Princit Louis dhe i familjes së tij nuk ka qenë ndonjëherë më perfekt se kaq. Princi William, Kate Middleton, Prince George dhe e gjithë familja në një foto zyrtare.

Gjithçka nuk keni parë deri tani nga pagëzimi i Princit Louis, është e fshehur në këto foto të pasta që ka publikuar vetë Pallati Mbretëror.

Familja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

Princi Louis është absolutisht fëmija më i lumtur në portretin e familjes. Në fotot e reja shihen prindërit krenarë, Princi William dhe Kate Middleton, së bashku me Princin Harry dhe Meghan Markle, me Princin Charles dhe Dukeshën Camilla. Por nuk mund të lihen jashtë vëmendjes edhe dy të ëmblit e tjerë, Princi George dhe Princesha Charlotte, që janë gjithashtu adhurim. Seriozisht, e keni parë ndonjëherë familjen më perfekte se kaq?

Image

 

Familja mbretërore ka publikuar edhe një foto tjetër nga pagëzimi i Princit Louis duke qeshur në krahët e së ëmës. Ajo që keni humbur deri tani, sepse është ekskluzive nga Pallati. E qeshura e tij e madhe në publik është thjesht e mrekullueshme.

Image

 

Ceremonia e pagëzimit të më të voglit të familjes u mbajt në Pallatin Mbretëror, në The Chapel Royal, St James’s Palace, dhe dita përkoi me një datë të shënuar për Mbretëreshën Elizabeth. Përpos të gjithave, 9 korriku ishte përvjetori i fejesës së saj, plot 71 vjet më parë. Monarkia prezantoi fejesën e Dukës së Edinburgh në vitin 1947 dhe në nëntor të atij viti, çifti lidhi kurorë.

Image

 

Pagëzimi i Loiusin, i cili lindi më 23 prill, u mbajt në një ceremoni që nuk zgjati më shumë se 40 minuta. Tani që Louis është më shumë se dy muajsh, me siguri do të shohim më shumë foto të adhurueshme të tij.


(Kosova Sot)