E pabesueshme! Dalin të dhënat e sakta: 600 mijë mercenarë e luftuan UÇK-në në Kosovë!

  • 17 July 2018 - 14:45
E pabesueshme! Dalin të dhënat e sakta: 600 mijë mercenarë e luftuan UÇK-në në Kosovë!

Historiani Safet Hasani ka treguar se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë, janë përballur me rreth 600 mijë trupa serb, rus, grek, maqedonas malazez, rumun dhe sllovak.

Ai ka treguar shifrat e sakta se sa mercenar të huaj kanë ardhur në Kosovë me u ballafaqua me UÇK-në.

“200.000 rezervist serb, 25.000 paramilitar serb të ardhur nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina, 12.000 mercenar, rus, rumun, grek, sllovak, maqedon, malazez, etj. 9.000 mercenar te ri serb të komanduar nga Kisha Ortodokse serbe me emrin "Mlada Çetniksa Vojska" q.d.th, ushtarët e rinjë çetnik, 4 korpuset e Armatës Serbe ish-jugosllave me nga 75.000 ushtar, dhe njësitë tjera mbështetëse, 25.000 policëve të ardhur nga Serbia, 18.000 policëve që ishin në Kosovë, afërsisht 10.000 serb civil të armatosur”, shkruan ai në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, të gjitha këto njësi ushtarake, paraushtarake, policore dhe mercenare u komanduan nga shteti serb, që u involvuan drejtpërdrejtë në luftë kundër ushtarëve të UÇK-së. Numri i forcave serbe arrin përafërsisht në 600.000.

Lexojeni shkrimin e plotë të historianit Hasani:

Kohës së fundit, qytetarët e Kosovës kanë rënë pre e publikimeve të ndryshme kundër luftëtarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përgjithësi. Shkrime të tilla bëhen nga individ që kanë për qëllim të minimizojnë vlerat e luftës, të cilët, edhe gjatë luftës sabotuan dhe kundërshtuan luftën për çlirimin e Kosovës. Për ironi, në asnjë shkrim dhe prononcim nuk u dha për, mundimet, trimëritë, luftërat e zhvilluara të ushtarëve të UÇK-së, por, më shumë flasin për numra dhe keqpërdorime sesa për veprën e atyre ushtarëve! Është turp, që për shkaqe të ndryshme, injorojnë veprën dhe emrin e shenjtë të UÇK-së! Nëpër shumë shkrime shoh prononcime të shifrave të veteranëve, e kurrë pa nda një shkrim për trimëritë e ushtarëve të vërtetë. E në anën tjetër, është për të ardhur keq që, ata që vërtetë ishin ushtar të UÇK-së të barazohen me ata matrapaz që nuk e shijuan kurrë atë uniformë. Por, është edhe turp që të përgjithësohen të gjithë ushtarë-veteranë. E ata që në kohën e luftës, disa nga frika, e disa për shkaqe të ndryshme nuk iu bashkuan luftës për liri, ata sot kundërshtojnë vlerat e shenjta të UÇK-së.

Të gjithë ata që janë pajisur me epitetin e veteranit, të cilët nuk kanë qenë ushtar të UÇK-së, qofshin të mallkuar për jetë!

Në bazë të dhënave të sakta që kemi, ushtarët e UÇK-së u përballën dhe luftuan kundër këtyre trupave:

- 200.000 rezervist serb,

- 25.000 paramilitar serb të ardhur nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina

- 12.000 mercenar, rus, rumun, grek, sllovak, maqedon, malazez, etj.

- 9.000 mercenar te ri serb të komanduar nga Kisha Ortodokse serbe me emrin "Mlada Çetniksa Vojska" q.d.th, ushtarët e rinjë çetnik,

- 4 korpuset e Armatës Serbe ish-jugosllave me nga 75.000 ushtar, dhe njësitë tjera mbështetëse,

- 25.000 policëve të ardhur nga Serbia,

- 18.000 policëve që ishin në Kosovë,

- Afërsisht 10.000 serb civil të armatosur.

Të gjitha këto njësi ushtarake, paraushtarake, policore dhe mercenare u komanduan nga shteti serb, që u involvuan drejtpërdrejtë në luftë kundër ushtarëve të UÇK-së. Numri i forcave serbe arrin përafërsisht në 600.000.

(Kosova Sot)