Bie zjarr pranë godinës së Ministrisë së Jashtme

  • 17 July 2018 - 23:05
Bie zjarr pranë godinës së Ministrisë së Jashtme

Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në Tiranë, në zonën e njohur si “Brryli”.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe nga flakët është përfshirë një banesë në  katin e kartërt të një pallati, e cila ndodhet përballë godinës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Zjarfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve. Policia gjithashtu ndodhet atje dhe deri më tani ka bërë të mundur evakuimin e qytetarëve që jetojnë në pallat.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.

 

 

(Kosova Sot)