Serbia e falënderon Gjeorgjinë që s’e ka njohur Kosovën

  • 18 July 2018 - 00:07
Serbia e falënderon Gjeorgjinë që s’e ka njohur Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, po qëndron për një vizitë në Gjeorgji.

"E falënderojmë Gjeorgjinë që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës si dhe e falënderojmë për qëndrimin e vendosur që të mos e përkrahë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare siç është UNESCO-ja”, citon FoNet të ketë thënë Bërnabiq pas takimeve me zyrtarë gjeorgjianë .

Gjeorgjia është shtet i dalë nga ish- Bashkimi Sovjetik dhe dy rajone të saj, Osetia dhe Abhazia, me shumicë ruse, kanë bërë shkëputjen dhe kanë shpallur pavarësinë të cilën ua ka njohur Rusia.


 

 

(Kosova Sot)