Fillon takimi Thaçi – Vuçiqi, në Bruksel!

  • 18 July 2018 - 11:27
Fillon takimi Thaçi – Vuçiqi, në Bruksel!

Pas zhvillimit të dy takimeve të ndara atë me palën kosovare dhe atë serbe, përfaqësesuja e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini ka pritur në takim të përbashkët Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandër Vuçiq.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e BE-së Maja Kocjançiç përmes një njoftimi në rrjetin shoqëror “Twitter”.

“Federica Mogherini, takohet me presidentët Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot)