Thaçi në takim me Vuçiqin e Mogherinin - Veseli, Limaj e Pacolli presin në korridor

  • 18 July 2018 - 11:28
Thaçi në takim me Vuçiqin e Mogherinin - Veseli, Limaj e Pacolli presin në korridor

Pasi Federica Mogherini përfundoi takimet e ndara me delegacionin kosovar, të përbërë nga të gjithë liderët institucionalë, dhe me presidentin serb Aleksander Vuçiq, ajo ka takuar dy presidentët e vendeve. Haradinaj, Limaj, Veseli, Pacolli e Gashi kanë mbetur jashtë këtij takimi.

“Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar në Bruksel presidentin Hashim Thaçin dhe presidentin Aleksander Vuciq, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit.

Presidenti Thaçi ka hyrë në takim me Vuçiqin, me ndërmjetësimin e Mogherinit, ndërsa liderët e tjerë institucionalë që ishin me Thaçin janë jashtë këtij takimi.

Bashkë me presidentin në Bruksel kanë udhëtuar kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zv.kryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi.

(Kosova Sot)