Vuçiq: Kosova pret t’ua njohim pavarësinë

  • 18 July 2018 - 11:53
Vuçiq: Kosova pret t’ua njohim pavarësinë

Ka përfunduar shpejt takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel që është ndërmjtësuar nga Federica Mogherini në kuadër të fazës së fundit të dialogut.

Pas takimit, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq  se a do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq është përgjigjur se gjithmonë i bëhet kjo pyetje, por ka theksuar se zgjidhja nuk është afër.

“Gjithmonë ndodhem para kësaj pyetjeje, me atë se cila do të jetë zgjidhja e kompromisit. Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj, dhe si kompromis nuk ofron asgjë, pret vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse jemi të dyja palët barabar të pakënaqura, atëherë mund të themi se kemi arritur një zgjidhje të vërtetë kompromisi” ka thënë Vuçiq

(Kosova Sot)