Thaçi pas takimit te Mogherini: Serbia ende na konsideron pjesë të saj

  • 18 July 2018 - 11:54
Thaçi pas takimit te Mogherini: Serbia ende na konsideron pjesë të saj

Presidenti Hashim Thaçi ka folur para mediave pas takimit që pati me Presidentin serb, Aleksander Vuciq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE’së, Federica Mogherini. Thaçi ka përsëritur disa herë se ky ishte takimi i tij më i vështiri që gjashtë vjet negociatat me Serbinë, edhe pse zgjati vetëm pak minuta.

“Ka qenë më i shkurti dhe më i vështiri prej takimeve që kemi realizuar gjashtë vitet e fundit”, ka thënë Presidenti Thaci.

Thaçi ka treguar se në takimin e sotëm Vuçiq shprehu qëndrimin se Kosova akoma shihet si pjesë e Serbisë.

“Serbia ende beson se Kosova është pjesë e tyre. Mashtrohen, gabohen shumë”, u shpreh Presidenti.

Marrëveshja finale, sipas Thacit, duhet të arrihet dhe ajo duhet të jetë e dobishme për të dyja vendet.

“Ne ende shpresojmë që do të arrijmë një marrëveshje finale që do të jetë e mirë për Kosovën për Serbinë, dhe për investimin e BE’së”, ka thënë ai.

“Një marrëveshje që lehtëson të ardhmen e dy vedneve dhe popujve tanë, të sjell mirëkuptim dhe pajtim. Pres vështirësi edhe më të mëdha, pres pengesa”

Thaçi përsëriti disa herë se takimi me Vuciqin sot ishte shumë i vështirë, por këso fryme pret edhe në vijim.

“Javët dhe muajve të ardhshëm pres që të jetë edhe më vështirë, por do të vazhdojnë negociatat”.

Në fund, Thaci tha se Kosova pret njohje formale nga Serbia në fund të dialogut, dhe anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare. 

(Kosova Sot)