KELMENDI: POLITIKA NDIKON NË PROKURORINË DHE GJYQËSORIN

  • 18 July 2018 - 12:11
KELMENDI: POLITIKA NDIKON NË PROKURORINË DHE GJYQËSORIN
Ndërsa, analisti Naim Kelmendi ka potencuar për "Kosova Sot" se, derisa Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë gjetjet e veta në institucionet e Kosovës në shumë raste shkelje të renda antiligjore, por gjithashtu edhe abuzime me paranë publike dhe në shume raste edhe raste të korrupsionit, duket se institucionet e drejtësisë i kanë heshtur rastet dhe gjetjet e ZKA-së. Sipas tij, kanë qenë në pyetje zyrtarë të lartë politikë. Këtu, shton Kelmendi, ka ndikimin e vet politika kundrejt Prokurorisë dhe Gjyqësorit. "Ka pasur mjaft raste të të gjeturave të ZKA-së, ka mundur që Prokuroria të veprojë edhe 'Ex Oficio', por si duket në të shumtën institucionet e drejtësisë kanë heshtur, kështu që rekomandimet e ZKA-së, edhe pse ka sjellë të gjetura dhe prova konkrete të korrupsionit e të keqpërdorimeve të shumta,sikur e kanë humbur kuptimin, ngase drejtësia nuk e kryen punën e vet", ka thënë Kelmendi. Ndërsa analisti Blerim Burjani ka pohuar për "Kosova Sot" se punësimi partiak përmes keqpërdorimit të pozitës publike është segment i rrezikshëm për shtetin. Ideja e këtij klani, siç pohon ai, PAN-it të bashkuar për kontroll të pasurive publike dhe zhvatje të buxhetit, sundimi me prona publike nuk mund të ndalet fare, pasi, sipas tij, organet e rendit dhe ligjit janë të kapur nga klani PAN dhe askush nga këta njerëz nuk e ndien përgjegjëse, pasi thjesht janë mbi rendin dhe ligjin.

(Kosova Sot)