Është gjetur 49 vjeçarja nga Mitrovica, kishte shkuar 20 km në veri

  • 18 July 2018 - 12:19
Është gjetur 49 vjeçarja nga Mitrovica, kishte shkuar 20 km në veri

Zejnije Behrami nga Mitrovica është gjetur pas 7 ditësh në Leposavic, 49 vjeçarja është gjetur sot njoftojnë familjarët e saj

Metro ka mësuar se ajo tani po mbahet në stacionin policor në Veri, të afërmit dhe familja e saj kishin kërkuar ndihmë para 7 ditë për ta gjetur dhe kthyer në shtëpi atë.

Siç mëson Metro 49 vjeçarja kishte probleme mendore dhe ishte zhdukur nga qendra për kujdes te personave me aftësi te kufizuara.

Behrami, e lindur më 20 shtator 1969, së fundi ka qenë në spitalin e sëmundjeve mendore në Bair

(Kosova Sot)