Shkelet përsëri protokolli i shtetit, Thaçi, Haradinaj e Veseli nuk e çajnë kokën për ligjet

  • 18 July 2018 - 12:29
Shkelet përsëri protokolli i shtetit, Thaçi, Haradinaj e Veseli nuk e çajnë kokën për ligjet

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë shkelur protokollin e shtetit duke u larguar që të tre përnjëherë nga shteti. 

Në fakt, nuk është që shteti dëmtohet shumë për shkak të largimit të tyre, por është shqetësuese që liderët nuk qajnë shumë kokën për ligjet dhe procedurat që parashihen. 

Çështja e udhëtimit është e përcaktuar me LIGJIN NR.03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

“4. Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit” thuhet në ligj.

(Kosova sot)