Cërrik, aksidentoi për vdekje 50-vjeçarin, pranga drejtuesit të autokombanjës!

  • 18 July 2018 - 12:30
Cërrik, aksidentoi për vdekje 50-vjeçarin, pranga drejtuesit të autokombanjës!

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit bujqësor i cili përplasi për vdekje një 50-vjeçar që po ecte me motoçikletë.

Bëhet fjalë për drejtuesin e një autokambanje, shtetasin Qemal Baha, 61 vjeç, banues në fshatin Xibrrakë, Cerrik.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Shalës, Cërrik. Si pasojë e përplasjes së motoçikletës me mjetin bujqësor, drejtuesi i motoçikletës shtetasi O.M., ndërroi jetë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

(Kosova Sot)