Haradinaj: Më pikëlloi lajmi i kalimit në amshim i Sadije Aganit!

  • 18 July 2018 - 12:32
Haradinaj: Më pikëlloi lajmi i kalimit në amshim i Sadije Aganit!

Ramush Haradinaj ka ngushëlluar Familjen Agani me rastin e vdekjes së bashkëshortes së Fehmi Aganit.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se e ka pikëlluar lajmi i amshimit të Sadije Aganit.

“Familjarëve e miqve të familjes Agani, ngushëllime të sinqerta”, ka shkruar Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Më pikëlloi lajmi i kalimit në amshim i Sadije Aganit. Si mësuese e zellshme dhe zonjë e nderuar, bashkëshortja e Dr. Fehmi Aganit, profesorit dhe ideologut të Lëvizjes Paqësore të Shqiptarëve të Kosovës të viteve ‘90, i ekzekutuar nga forcat serbe të sigurisë, do të kujtohet ndër breza. Familjarëve e miqve të familjes Agani, ngushëllime të sinqerta!

RH

(Kosova Sot)