Eshtë arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rënda

  • 18 July 2018 - 14:24
Eshtë arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rënda

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rënda.

Rastet e vjedhjeve, sipas polocisë, kanë ndodhur në fshatin Nekoc të Drenasit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur paisje shtëpiake.

“Sot njësitet policore të stacionit të Drenasit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhur në fshatin Nekoc të Drenasit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku kryesisht janë vjedhur pajisje shtëpiake ( televizorë, gjeneratorë, pompa uji etj.)”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas policisë, A.M. 34 vjeç, akuzohet për nëntë vjedhje të raportuara. Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, hetuesit policor kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.

Image
Image
Image



 

(Kosova Sot)