Deda uron qytetarët për raportin pozitiv, ai tregon se kur merret vendimi final për viza

  • 18 July 2018 - 17:11
Deda uron qytetarët për raportin pozitiv, ai tregon se kur merret vendimi final për viza

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, se vendimi i parë për liberalizmin e vizave është përmbyllur me sukses, dhe që këtij rekomandimi pozitiv të Komisionit Evropian, duhet t’i gëzohemi të gjithë.

Deda  ka shtuar se vendimi final për viza, do të merret në vjeshtë.

Për më shumë, shkrimi i plotë i Ilir Dedës:

Vendimi i parë, nga tre sosh, për liberalizim të vizave më në fund u përmbyll me sukses. Rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian duhet t’i gëzohemi të gjithë.

Vendimi i tretë – ai final – mirret në vjeshtë nga Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së.
Pas përmbushjes të dyfish kritereve më shumë se shtetet e rajonit, në vjeshtë presim që BE-ja të përmbushë obligimin e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

(Kosova Sot)