Deda: Ministrat e BE'së në vjeshtë e marrin vendimin përfundimtar për vizat

  • 18 July 2018 - 17:21
Deda: Ministrat e BE'së në vjeshtë e marrin vendimin përfundimtar për vizat

Pas rekomandimit pozitiv që erdhi nga Komisioni Evropian për liberalizimin, deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka shkruar se sot u mor një nga tri vendimet për liberalizim të vizave. Ndërsa thotë se vendimi më i rëndësishëm merret në vjeshtë nga Këshilli i Ministrave.

Postimi i plotë:

Vendimi i parë, nga tre sosh, për liberalizim të vizave më në fund u përmbyll me sukses. Rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian duhet t’i gëzohemi të gjithë.

Vendimi i tretë - ai final - mirret në vjeshtë nga Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së.

Pas përmbushjes të dyfish kritereve më shumë se shtetet e rajonit, në vjeshtë presim që BE-ja të përmbushë obligimin e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

(Kosova Sot)