“Këtu është burim aksidenti!” 5 km e rrugës së mbuluar me kallamishte

  • 18 July 2018 - 17:30
“Këtu është burim aksidenti!” 5 km e rrugës së mbuluar me kallamishte

Pesë kilometra rrugë e mbuluar në dy anet e saj me kallamishte.

Është segmenti Germenj-Tre Urat, pjesë e bashkisë Divjakë me qarkullim të dendur të automjeteve.

Për shkak të dendësisë së bimësisë që rritet në kanalin kullues, i cili shtrihet në dy anët e gjatësisë, rreziku për aksidente këtu është i madh.

“Si nuk është problem? Burim aksidenti janë këto”.

Por është problemi më i madh kur del nga një rrugë dytësore në atë kryesore. Drejtuesit e mjeteve nuk kanë fushëpamje dhe për pasojë përplajet e mjeteve kanë qenë të shumta.

“Shumë e papërshtatshme se nuk ke asnjëlloj sinjalistike”.

Përveç mungesës së mirëmbajtjes, nëse kaloni nëpër këtë rrugë, era është shumë e rëndë. Bagëti e shpendë të ngordhur ka brenda në kanalin që shoqëron rrugën.

Ky segment lidh jo vetëm shtatë fshatrat e zonës së Grabianit, por është nyje e rëndësishme për qytetin e Divjakës, pasi është pjesë e Unazës së Madhe turistike në jug të vendit.

(Kosova Sot)