Aliu: Dekurajohen sipërmarrësit e vërtetë

  • 18 July 2018 - 18:23
Aliu: Dekurajohen sipërmarrësit e vërtetë

Analisti Aliu pyet se pse, a thua, nga këto grante nuk përfitojnë asnjëherë fermerët apo ndërmarrësit tradicionalë, që patjetër duhet të stimulohen dhe të inkurajohen për zhvillimin, forcimin dhe avancimin e fushëveprimit të tyre, por vazhdimisht përfitojnë grupe të caktuara të interesit, që për dy-tri vite të amortizimit të grantit shuajnë veprimtaritë e tyre. Një gjykim të ngjashëm e ka edhe Ragip Guraziu.

"Është tepër shqetësues fakti se si po ndodh që nga grantet me të madhe anashkalohen fermerët apo ndërmarrësit tradicionalë,inkurajohet skema politike partiake dhe oligarke nga qeveritarët e kriminalizuar", thekson ai."Është tepër shqetësues faksi se si po bëhen pothuajse të gjitha grantet e qeverisë, qoftë në nivelin qendror apo në atë komunal, e që gjoja jepen për zhvillim ekonomik, vetëm skema korruptive që po e financojnë klientelën partiake dhe oligarkët e inkriminuar të lidhur me politikanët e qeveritarët e kriminalizuar", vijoi më tutje Guraziu.

"Janë në një përqindje të madhe rastet kur nga këto grante nuk përfitojnë asnjëherë fermerët apo ndërmarrësit tradicionalë që duhet të stimulohen dhe inkurajohen për zhvillimin, forcimin dhe avancimin e fushëveprimit të tyre, por përfitojnë grupe të caktuara të interesit, që për dy-tri vite të amortizimit të grantit shuajnë veprimtaritë e tyre", tha Guraziu për "Kosova Sot". Sipas tij, nga grantet anashkalohen fermerët apo ndërmarrësit tradicionalë, inkurajohet skema politike partiake dhe oligarkike, qeveritarët e kriminalizuar. 

(Kosova Sot)