Hoti: Po të mos humbnim tri vjet me Demarkacion, puna e vizave do të kryej më herët

  • 18 July 2018 - 18:24
Hoti: Po të mos humbnim tri vjet me Demarkacion, puna e vizave do të kryej më herët

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian është lajm i mirë, megjithëse mund të vinte shumë më herët.

Kjo punë do të mund të kryhej para tri vitetve, por është mirë që erdh lajmi”,  ka thënë Hoti

Sipas, Hotit, qeveria e kaluar e drejtuar nga LDK ka përgatitur terrenin që të dalë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian.

Hoti tha në InfoMagazinë se po të mos kundërshtonin disa politikanë me ngulm ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, ky stad do të ishte kaluar shumë më herët.

(Kosova Sot)