Lajçi:Monopoli në homologimin e automjeteve është një shembull eklatant

  • 20 July 2018 - 19:35
Lajçi:Monopoli në homologimin e automjeteve është një shembull eklatant

Deputeti Ali Lajçi (LVV) për gazetën "Kosova Sot", tha se monopoli në homologimin e automjeteve është një shembull eklatant për të gllabëruar paratë e qytetarëve tanë dhe për t'i dërguar në ato fonde që nuk dihet se si dhe kush i menaxhon ato. "Prandaj, ky është një shembull tipik i monopoleve dhe si i tillë ky është një rast që shkon në dobi të grupeve të interesit nga skena politike, kurse gjykatat tona dhe Prokuroria e Shtetit, por edhe Ministria përkatëse e Infrastrukturës, prandaj edhe Gjykata Kushtetuese po heshtin, ngase edhe ato janë të dirigjuara politikisht, ndaj edhe po heshtin, ndonëse në opinion është përfolur se do të ndërpritet ky monopol", theksoi ai.

 

 

(Kosova Sot)