Vetura godet këmbësorin afër Parkut të Qytetit (Foto)

  • 20 July 2018 - 19:48
Vetura godet këmbësorin afër Parkut të Qytetit (Foto)

Një veturë ka goditur një këmbësor në rrugën “Rrustem Statovci” në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Makinën ishte duke e ngasur një grua, e cila është larguar nga vendi i ngjarjes.

I lënduari, Egzon Berisha, pas goditjes ka pasur dhimbje në kokë dhe duar, ndërsa ndihmën e pare ia ka ofruar një infermiere në një Ordinancë Perdiatrike në afërsi.

Sipas dëshmitareve ambulanca e ndihmës së shpejtë ka arritur 20 minuta me vonesë.

Image

 

 

 

(Kosova Sot)