Kadriaj:Politika po e ngulfat çdo ditë ekonominë e tregut

  • 20 July 2018 - 20:24
Kadriaj:Politika po e ngulfat çdo ditë ekonominë e tregut

Eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj, për gazetën "Kosova Sot", tha se politika po e ngulfat çdo ditë ekonominë e tregut duke krijuar monopole dhe oligopole në treg që janë vetëm praktikë e vendeve moniste dhe diktatoriale. "Qëllimi i biznesit është që të rritin kapitalin e tyre dhe tentojnë të gjejnë rrugë për të nënshkruar një kontratë të caktuar, por shteti me mekanizmat relevantë i përcakton rregullat duke mbrojtur konkurrencën e lirë, por për fat të keq pushteti në Kosovë është ai që prish konkurrencën e lirë duke favorizuar dhe përkrahur sponsorizuesit e tyre apo bizneset që punojnë për këtë elitë politike", u shpreh ai. "Kosova po tenton të lëvizë në dy vektorë të kundërt, pra në njërën anë duke tentuar që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian përmes MSA-së dhe tani me heqjen e vizave, ndërsa në anën tjetër kemi nivel të lartë korrupsionit dhe mafio-oligarkisë të theksuar", u shpreh Kadriaj. 

 

 

(Kosova Sot)